Aktualitet

U la në burg për 4 mln euro mashtrim, gruaja shpërthen në lot në mes të gjyqit: Kam qenë në bankë me Xhentilin, nuk dij

24 Korrik 2021, 13:30 Nga DOSJA
U la në burg për 4 mln euro mashtrim, gruaja shpërthen në

TIRANË– Marie Estelle Goufan, 31 vjeçe shtetase e Kamerunit, banuese në Tiranë, e cila u vu në pranga bashkë me tre persona të tjerë për mashtrimin kibernetik prej 4 milionë eurosh, ka shpërthyer në lot para gjykatës.

Në momentin që trupi gjykues ka dhënë masat e sigurisë, Marie Estelle Goufan Atiock ka nisur të qajë dhe ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme. Gruaja ka thënë se ka shkuar vetëm njëherë në bankë me Xhentil Kupen, edhe ky i arrestuar për të njëjtën çështje, për të dëgjuar bisedën dhe për t’ia treguar më pas Donald Anu, një tjetër i arrestuar gjithashtu.

“Kam shkuar vetëm njëherë në bankë për të dëgjuar mbi bisedën e Xhentilit në bankë, me qëllim që t’ia transmetoja Donald Anus, pasi ai nuk di shqip. Me Donaldin kam vetëm miqësi. S’kam pas asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e tyre,”- ka thënë Marie Estelle Goufan.

31-vjeçarja bashkë me Donald Anu, Fatbardh Danja, dhe Xhentil Kupe u lanë në burg. Të katërt së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe donald anu fatbardh danja marie goufan xhentil kupe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 11:11

Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin ...