Aktualitet

KONTRADIKTAT/ “E kam të dashur, do nis një jetë të re”, 31-vjeçarja mbrohet në gjyq me të riun nga Kameruni, ai e nxj

24 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA
KONTRADIKTAT/ “E kam të dashur, do nis një jetë të

TIRANË– Xhentil Kupe 54 vjeç, banues në Tiranë, Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Donad Anu alias Ugochukëu 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, kanë mohuar që të kenë gisht na mashtrimin kibernetik prej 4 milionë eurosh, çështje për të cilën janë vënë në pranga.

Të pranishëm në sallën e gjyqit, ku iu komunikua dhe masa e sigurisë “arrest me burg”, të tre mohuan të kishin lifhje me këtë mashtrim bashkë me 31-vjeçaren nga Kameruni, Marie Goufman e cila shpërtheu dhe në lot.

Kjo e fundit tregoi se kishte ardhur në Shqipëri për në nisur një jetë të re me 34-vjeçarin Donald Anu.

“Erdha të nisja një jetë të re me Donald Anu. Jemi të dashur,”- tregon ajo.

Ndërsa vetë i riu është shprehur se në Tiranë ka ardhur për turizëm, duke nxjerrë kështu në pah kontradiktat e para mes deklaratave.

“Kam ardhur për turizëm në Tiranë,”- shton i riu.

Shqiptari Fatbardh Danja, ka pretenduar se shtetasin nga Kameruni, ia kanë prezantuar si sipërmarrës, konkretisht një person me emrin Abaz dhe se ai ka bërë rolin e përkthyesit, dhe nuk ka qenë në dijeni të mashtrimit që është kryer. Përpara gjykatës, ai tregon se ka marrë 300 mijë lekë të vjetra për për kthimet, dhe pas kësaj pune i kanë ofruar që të bëjë dhe punën e administratorit në lidhje me biznese të ndryshme që kamerunasi Donald Anu kishte hapur në Shqipëri.

“Me të më njohu një person me emrin Abaz. Kam bërë rolin e përkthyesit për 300 mijë lekë. Kisha nevojë ekonomike. Pas kësaj pune më kanë ofruar që të bëj dhe punën e administratorit në lidhje me biznese të ndryshme që ai (Donald Anu) kishte hapur në Shqipëri,”- tregon Danja.

Ndërsa Xhentil Kupe ka thënë hetuesve se e ka njohur biznesmenin 34-vjeçar përmes motrës së këtij të fundit, e identifikuar si Evelina, me të cilën ishte dhe fqinj. Kupe është shprehur se pasi janë takuar disa herë, ai i ka kërkuar që të hapë një “NIPT” në emrin e tij, pasi ai vetë nuk mundej sepse nuk kishte leje qëndrimi në Shqipëri.

Kupe është shprehur se pasi ka marrë garanci prej tij se nuk kishte probleme ligjore ka pranuar ta ndihmojë dhe se më pas në llogarinë e hapur për biznesin Donald Anu ka ardhur një transfertë parash nga Polonia me vlerë 300 mijë euro. Pasi e ka pyetur për këtë fakt, Donaldi i ka thënë se nuk duhet të shqetësohej pasi çdo veprim që kryhej përmes bankës ishte i ligjshëm.

“Donald Anu e kam njohur përmes motrës së tij, Evelina, e kam fqinje. Më kërkoi që të hap një “NIPT” në emrin e tij pasi nuk i lejohej sepse nuk kishte leje qëndrimi. E pyeta nëse kishte probleme ligjore dhe më pas pranova, më siguroi se nuk kishte asnjë problem. Pasi e hapëm dhe llogarinë, erdhi transferta prej 300 mijë eurosh. Më tha se s’ka asnjë problem pasi gjithçka që bëhej përmes bankave ishte e ligjshme,”- tregon Kupe.

 Marie Estelle Goufan, bashkë me Donald Anu, Fatbardh Danja, dhe Xhentil Kupe u lanë në burg. Të katërt së bashku me persona të tjerë jashtë territorit të Shqipërisë, akuzohen se kanë kontrolluar komunikimet e postës elektronike midis klientëve dhe bizneseve. Pasi kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik ata kanë qëndruar të “fjetur” derisa kanë parë kërkesa specifike në lidhje me fonde ose pagesa të ndryshme. Në këtë moment, kanë kontaktuar klientin, duke marrë rolin e pritësve të fondeve, duke i informuar ata se detajet bankare të kompanisë kanë ndryshuar dhe duke kërkuar që ata të transferojnë fondet në llogarinë e re dhe për pasojë u kanë marrë paratë. Në total akuzohen se kanë zhvatur 4 milionë euro.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald anu fatbardh danja marie goufman xhentil kupe donald anu fatbardh danja marie goufman xhentil kupe

Sondazh

Poll