Aktualitet

‘Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë’, arrestohet shqiptari në Itali, ruante 50 kg drogë në një garazh

24 Korrik 2021, 12:28 Nga DOSJA
‘Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë’,

ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Legnanos në Itali pasi u kap me 50 kg marijuanë.

”Unë nuk them asgjë, kam shumë frikë”-ishin fjalët e para të shqiptarit, i cili nuk pranoi të përmendte asnjë emër, asnjë bashkëpunëtor.

Sipas mediave italiane, operacioni i kryer nga Guardia di Finanza i kryesuar nga prokurorja, Stefania Brusa. Në garazhin në të cilin shqiptari zotëronte kishte çelësat, u gjendën pesëdhjetë kilogramë marijuanë dhe hashash.

Gjithë atë drogë e kam marrë nga disa bashkatdhetarë që jetojnë në Shqipëri. Mua më kërkuan vetëm ta mbaja në këmbim të 2500 eurove, nuk e di kush do ta kishte rimarrë atë.”- u shpreh 40-vjeçari.

Dhe në fakt droga e sekuestruar nuk ishte e frskët, pasi 44 kilogram marihuanë ishte pothuajse e gjitha e kalbur dhe 6 kilogramë hashash ishte i mykur brenda ndërtesës, për këtë arsye përgjegjësia e shqiptarit në vazhdim të hetimit mund të ulet.

Me sa duket ishte vetë pronari i garazhdit që zbuloi ‘thesarin e fshehur’ në garazh. Për dy vjet ai nuk ia kishte dhënë me qira askujt, ditët e fundit ai vendosi ta vinte në përdorim dhe para se të publikonte reklama mendoi se ishte më mirë të hidhte një vështrim se si ishte gjendja e tij. Duke u përballur me në një depo të vërtetë droge, ai vendosi të kontaktojë menjëherë policinë.  Kur 40-vjeçari u afrua për të hapur qepenin, atij ju vunë menjëherë prangat nga policia.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 50 kg mariuane arrestohet shqiptari ne itali 50 kg mariuane arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 11:11

Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin ...