Aktualitet

Grabitje në mes të ditës në Shijak! Ndalojnë të furnizojnë makinën me karburant, i marrin punonjësit xhiron ditore

24 Korrik 2021, 12:24 Nga DOSJA
Grabitje në mes të ditës në Shijak! Ndalojnë të

SHIJAK– Punonjësi i një karburanti në Shijak ka rënë pre e grabitjes, ku disa persona i kanë marrë xhiron ditore. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Fllakë, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti.

Pasi kanë parë vetëm punonjës, kanë vendosur që të zbresin dhe t’i marrin xhiron ditore punonjësit 25-vjeçar, E. G. Pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa punonjësi ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila është vënë në ndjekje të tyre.

Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndëkohë që gjithashtu nuk dihen detaje lidhur me shumën e grabitur nga autorët. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Shijak/Informacion paraprak

Gjatë ditës së sotme në Fllakë, Shijak, disa persona ende të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një mjet, pasi kanë ndaluar të furnizojnë mjetin në një pikë karburanti i kanë marë xhiron ditore shtetasit E. G., 25 vjeç, banues në Durrës,(punonjës) dhe janë larguar. Grupi hetimor ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe evidentimin e çdo prove materiale e cila do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet karburanti ne fllake grabitet karburanti ne fllake

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 11:11

Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin ...