Aktualitet

Kultivoi kanabis në tokën e tij, bie në pranga 47-vjeçari në Vlorë

24 Korrik 2021, 12:28 Nga DOSJA
Kultivoi kanabis në tokën e tij, bie në pranga 47-vjeçari

VLORË– Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorë pasi kishte kultivuar kanabis. Arrestimi 47-vjeçarit R.M., u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vlorë; Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Trevllazër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në tokën në pronësi të tij, në një sipërfaqe të pyllëzuar, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 47-vjecari ne vlore arrestohet 47-vjecari ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Korrik 2021, 11:11

Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin ...