Politike

Lulzim Basha përshëndet fitoren historike të Kosovës në “Tokio 2020”: Krenari!

24 Korrik 2021, 11:05 Nga DOSJA
Lulzim Basha përshëndet fitoren historike të Kosovës në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka reaguar pas lajmit për medaljen e parë të arit të fituar nga Kosova në lojërat Olimpike.

Përmes një postimi të ndarë në ‘Facebook’, Lulzim Basha ka nxjerrë foton e sportistes kosovare që rrëmbeu medaljen, teksa shkruan “Krenari”.

 

Ditën e sotme, Kosova arriti që të marrë në Japoni medaljen e parë olimpike të artë dhe të dytë në historinë e këtij vendi, pas medaljes së artë që mori Majlinda Kelmendi, në Olimpiadën e Brazilit në “Rio 2016”. Edhe këtë here, xhudo për femra, është sporti që mbajti  lart emrin e Kosovës. Distria Krasniqi, e cila merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg, arriti të mund në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kosova fiton medaljen e arte lulzim basha kosova fiton medaljen e arte lulzim basha

Sondazh

Poll