Bota

‘Mos ejani në SHBA’, komentet mbi çështjen e kufijve dhe ambjenti toksik i punë ‘rrëzojnë’ Kamala

24 Korrik 2021, 06:26 Nga DOSJA
‘Mos ejani në SHBA’, komentet mbi çështjen e

SHBA– Zëvëndës presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris ka bërë gabimin ‘fatal politik’ në lidhje me komentet e saj mbi çështjen e kufirit, kjo pasi një sondazh tregon se popullariteti i saj ka rënë në 44,3 %.

Sipas kompanisë së sondazheve RealClearPolitics, këto janë shifrat në lidhje me popullaritetin dhe pëlqimin e Harris e cila flitet se dëshiron të jetë pasuese e Biden në zgjedhjet e 2024.

Sipas DailyMail, janë dy faktorët që kanë ndikuar më së tepërmi në këto shifra kaq të ulëta ku renditen komentet e saj në lidhje me çështjen e kufijve dhe ambienti ‘toksik’ të punës në zyrën e saj. Udhëtimi i Harris në Guatemalë për të trajtuar ‘shkaqet rrënjësore’ të krizës u kritikua kur ajo tha hapur gjatë një fjalimi, ‘mos ejani në SHBA.’

Të dhënat tregojnë se jopopulloriteti i Harris është më i fortë midis atyre të moshës 65 vjeç e lart dhe burrave të bardhë pa diploma kolegji, me të dy numrat lëvizin mbi 50 përqind.  Shumica e burrave dhe grave të anketuara e renditën mendimin e tyre për Harris si ‘shumë të pafavorshëm’ ndër to 41 përqind e meshkujve dhe 34 përqind e femrave.

I njëjti sondazh tregoi Biden me 51.8 përqind favorizim kundrejt 42.8 përqind, që ishte më parë dhe pothuajse një në pesë persona që mbështetën Biden vjeshtën e kaluar nuk menduan shumë për Harris ose nuk kishin një mendim për të.  .

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden kamala harris sondazhi ne shba joe biden kamala harris sondazhi ne shba

Sondazh

Poll