Bota

Ndalohet me ligj mohimi i masakrës së Srebenicës, Valentin Inzko: 5 vjet burg për këdo që e hedh poshtë

23 Korrik 2021, 21:03 Nga DOSJA
Ndalohet me ligj mohimi i masakrës së Srebenicës, Valentin Inzko:

BOSNJË- Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko ka ndaluar mohimin e gjenocidit në vendin e Ballkanit. Mediat e huaja raportojnë se Inzko ka caktuar burg për këdo që ‘publikisht e hedh poshtë, mohon, banalizon ose përpiqet të justifikojë’ gjenocidin në Srebrenicë.

Ai vendosi ndryshime në ligjin penal të vendit, duke futur dënimin me burg deri në 5 vjet për mohuesit e gjenocidit dhe për çdo lavdërim të kriminelëve të luftës. Inzko caktoi kushtet e burgimit për këdo që “publikisht e fal, mohon, banalizon ose përpiqet të justifikojë” gjenocidin ose krimet e luftës të kryera gjatë konfliktit të armatosur ndërkombëtar të Bosnjës 1992-95.

“Gjenocidi në Srebrenicë, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit … nuk duhet të harrohen ose të mohohen,“- shkruhej në dekretin e tij.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora gjenocidi ne srebrenice valentin inzko gjenocidi ne srebrenice valentin inzko

Sondazh

Poll