Bota

E rëndë në Greqi, makina përplaset me motorin, merr përpara turmën e të rinjve para një klubi nate, vdesin tre prej tyre

23 Korrik 2021, 20:40 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, makina përplaset me motorin, merr

GREQI– Tre persona kanë mbetur të vdekur në Greqi, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në Kavala të Greqisë. Konkretisht, një makinë është përplasur me një motor dhe më pas ka vijuar të ecë sërish duke marrë përpara një turmë të rinjsh që ndodheshin para një klubi nate.

Për pasojë, tre prej të rinjve humbën jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Në polici janë shoqëruar drejtuesit e makinës dhe të motorit që sollën këtë bilanc tragjik.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksident me tre te vdekur ne greqi aksident me tre te vdekur ne greqi

Sondazh

Poll