Bota

Çfarë i ka ndodhur Erdoganit?/ Mezi fliste dhe i mbylleshin sytë! Gazetarët i ‘sulen’ njëri-tjetrit: Pamje të turpshme

24 Korrik 2021, 05:28 Nga DOSJA
Çfarë i ka ndodhur Erdoganit?/ Mezi fliste dhe i mbylleshin

TURQI– Deklarata e fundit publike e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan ka ndezur reagime të forta në rrjet lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Por me publikimin e pamjevea, agjencia kombëtare “Anadolu”, u akuzua nga media pro-qeveritare për mos mbrojtjen e imazhit të presidentit turk, i cili nuk prezanton vetëm veten por edhe imazhin e vendit.

Gazetari i “Haberturk“, Fatih Altay reagoi ashpër kundër kolegëve të tij gazetarë, duke u shprehur se imazhi i kreut të shtetit reflektohej në të gjithë botën ndaj edhe duhet të tregoheshin të fortë. 

“Publikimi i këtyre imazheve është një turp në kuptimin e vërtetë. Është shumë, shumë keq që një situatë e tillë të publikohet një shirit i montuar. Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë në një pozicion të vështirë dhe po përpiqet ta bëjë atë të duket i dobët,”-dekaloi ai. 

Çështja e shëndetit të Erdogan është një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi kishte shkaktuar përsëri zhurmë në vend. Në vitin 2020, rrjeti Monitor Nordic kishte botuar dokumente sekrete në lidhje me shëndetin e burrit të fortë të Turqisë. Sipas tyre, Erdogan ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë për shumë vite, ndërsa gjithashtu vuan nga epilepsia në një shkallë të avancuar.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fatih altay recep tayip erdogan semuret recep tayip erdogan fatih altay recep tayip erdogan semuret recep tayip erdogan

Sondazh

Poll