Bota

Jeff Bezos s’është astronaut! FAA ndryshon rregullat për marrjen e “flatrave”, ekuipazhi i ‘Blue Origin’ s’bëri

24 Korrik 2021, 06:01 Nga DOSJA
Jeff Bezos s’është astronaut! FAA ndryshon rregullat për

SHBA– Pavarësisht fluturimit në hapësirë, ​​themeluesi i Amazon Jeff Bezos nuk kualifikohet për t’u cilësuar si astronaut. Autoriteti Federal i Aviacionit i Amerikës ‘shtrëngoi’ rregullat duke bërë analizën e plotë të fluturimit të “Blue Origin”, duke u rrezikuar “flatrat”. Me anijen “Blue Origin New Shepard” të kontrolluar tërësisht nga toka, pa asnjë kontribut nga ekuipazhi në bord, kriteret e reja të FAA nuk u plotësuan.

Në mënyrë që të kualifikohen, të gjithë ata që ndodheshin në bord duhet të jepnin një kontribut në sigurinë e fluturimit për në hapësirë. Por edhe nëse Bezos dhe pjesa tjetër e ekipit nuk i marrin “flatrat”, kjo nuk u heq meritat për shkuarjen në hapësirë, pasi Neë Shepard i Blue Origin kaloi me lehtësi kufirin e 50 miljeve të vendosura.

Kjo mund të vërë në dyshim industrinë e turizmit hapësinor, pasi mund të krijohet zhgënjim për mosmarrjen e flatrave, por gjithsesi nuk do të mund që të humbin fluturimin e jetës për jashtë orbitës.

Marrë nga Dailymail

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jeff bezos jeff bezos ne hapesire jeff bezos jeff bezos ne hapesire

Sondazh

Poll