Bota

LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash

23 Korrik 2021, 20:59 Nga DOSJA
LDK-ja zyrtarizon 10 kandidatura për kryetarë komunash

KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot kryesinë ku ka zyrtarizuar 10 kandidatura për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Mediat e Kosovës shkruajnë se përveç këtyre kandidaturave, kryesia e LDK-së ka marrë vendim edhe për formimin e shtabeve zgjedhore të degëve.

Lutfi Haziri, Anton Quni, Burim Krasniqi, Besim Hoti, Bajrush Hoti, Jeton Biqkaj, Ruzhdi Shehu, Hyrie Dobrunaj, Ilir Ferati dhe Bexhet Xheladini janë dhjetë kandidatët zyrtarë të LDK-së.

Njoftimi i LDK-së:

Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që: Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit; Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit; Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës; Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut. Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kandidatet e ldk-se kandidatet e ldk-se

Sondazh

Poll