Sport

Tokyo 2020: Jepen medaljet e para të Olimpiadës, ari për Kinën!

24 Korrik 2021, 05:12 Nga DOSJA

JAPONI – E shtunë, 24 korrik 2021, ora 4.14 me Europën: Në poligonin Asaka, jepen medaljet e para, ato të garës së pushkës 10 metra për femra. Medalja e artë shkoi për Kinën.

Atë e meritoi 21-vjeçarja Yang Qian, një vajzë nga Ningbo, që ka qëlluar që kur ishte 10 vjeç. Medalja e argjendit shkoi për qitësen ruse Anastasiia Galashina, ndërsa atë bronzi e fitoi Nina Christen.

Për të shpërblyer sportistet në podium ishte vetë Thomas Bach, presidenti i IOC. Megjithë mungesën e tifozëve në tribuna, pati një festë të madhe, veçanërisht për delegacionin kinez.

Finalja e garës me eliminimin e një gjuajtësi në një kohë, është një mjaft psikologjike dhe emocionuese. Qitësja kineze Yang Qian (251.8 pikë) e kaloi rusen Galashina në goditjen e fundit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 21-vjeçarja yang qian anastasiia galashina garës së pushkës 10 metra për femra nina christen presidenti i ioc thomas bach 21-vjeçarja yang qian anastasiia galashina garës së pushkës 10 metra për femra nina christen presidenti i ioc thomas bach

Sondazh

Poll