Aktualitet

Aksident i dyfishtë në Fushë Krujë, ndërron jetë 60-vjeçari, dy të plagosur përfundojnë në spital

23 Korrik 2021, 20:41 Nga DOSJA
Aksident i dyfishtë në Fushë Krujë, ndërron jetë

FUSHË KRUJË- Një person, 60 vjeç me inicialet Q.Sh. ka ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot, në Tapizë.

Konkretisht dy makina, të cilat janë shkatërruar plotësisht sicc edhe shihet në foto, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjeve, 60-vjeçari që drejtonte një prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy personat që udhëtonin në makinën tjetër kanë mbetur të plagosur. 

Të plagpsurit janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por paraprakisht raportohet se makinat që janë përplasur po udhëtonin me një shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Njoftimi i plotë:

Më datë 23.07.2021, rreth orës 22:00, në Tapizë, Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i njërit mjet shtetasi Q. Sh., rreth 60 vjeç. Gjithashtu është lënduar drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. K., 29 vjeç dhe shtetësja Sh. Sh., 39 vjeçe pasagjere në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne tapize aksident me vdekje ne tapize

Sondazh

Poll