Aktualitet

Zjarri në Kurbin, procedohet penalisht 45-vjeçarja që e ndezi qëllimisht, situata i doli jashtë kontrollit

23 Korrik 2021, 19:27 Nga DOSJA
Zjarri në Kurbin, procedohet penalisht 45-vjeçarja që e ndezi

KURBIN– Një 45-vjeçare e identifikuar si Albina Tota është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka djegur një ullishte të tërë në fshatin Zhejë të Kurbinit. Mësohet se Tota ka ndezur një zjarr në tokën e saj, por nga pakujdesia, situata ka dalë jashtë kontrollit.

Flakët janë përhapur dhe kanë djegur në ullishte në kodrën e këtij fshati.

Njoftimi i policisë: Shtetësja me inicialet A.T., 45 vjeç, banuese ne fshatin Zhejë, Kurbin është proceduar në gjendje të lirë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin,  për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Vatra në Zhejë u aktivizua pasditen e sotme. Me orë të tëra, banorët u përpoqën që të neutralizojnë flakët me mjete rrethanore. Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albina tota zjarr ne kurbin albina tota zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll