Aktualitet

Sekuestrohen 6.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, sërish brenda konteinerëve të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, katër

23 Korrik 2021, 17:20 Nga DOSJA
Sekuestrohen 6.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, sërish

DURRËS– 6.5 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit “Rada” të nisur që në datë 13 korrik të këtij viti ku u gjetën 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë.

Në kontejnerin e të njëjtës kompani, “Alba Exotic Fruit”, sot janë gjetur 6.5 kilogramë të tjera kokaine, të fshehura në një nga kapakët e një prej dhjetë kontejnerëve që janë skanuar.

Kokaina, siç edhe shihet në foto ishte e ndarë në katër pako dhe ishte ngjitur në kapakun e një prej dhjetë konteinerëve që sjellin banane nga Ekuadori. 

Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori. Lënda narkotike ishte e ndarë në 14 pako dhe ishte e fshehur në pjesën e brendshme të kontejnerit.

Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit u shpreh për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka.  “Alba Exotic fruit” është një kompani me seli në Kombinat, Tiranë, dhe operon në treg që nga viti 2011.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alba exotic fruit barjon gumeni eduart dauti sekuestrohen 6.5 kg kokaine ne portin e durresit alba exotic fruit barjon gumeni eduart dauti sekuestrohen 6.5 kg kokaine ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 15:52

TIRANË– Një vendim i Këshillit të Ministrave u jep Bashkive mundësinë të shpallë tendera për ndërtimin e pallateve, që një pjesë e banesave të përdoret për...