Aktualitet

Në mjet u gjetën 5 doza kanabisi, Policia publikon njoftim zyrtar për shoqërimin e Azem Hajdarit: Ai ishte pasagjer, droga i

23 Korrik 2021, 18:58 Nga DOSJA
Në mjet u gjetën 5 doza kanabisi, Policia publikon njoftim zyrtar

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka publikuar njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimin e Azem Hajdarit, djalit të deputetit të ndjerë me të njëjtin emër.

Në njoftim bëhet me dije se në total, pas gjetjes së pesë dozave të kanabisit në makinë, janë shoqëruar tre persona, Azem Hajdari, H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe, banuese në Lushnje.

Droga, sipas bluve i përkiste 23-vjeçarit me inicialet H.Gj., që ishte dhe drejtuesi i mjetit. Ndërsa Hajdari e 19-vjeçarja ishin pasagjerë.

Njoftimi i policisë Elbasan: Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”,  që drejtohej nga  shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët  A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari policia e elbasanit azem hajdari policia e elbasanit

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 15:52

TIRANË– Një vendim i Këshillit të Ministrave u jep Bashkive mundësinë të shpallë tendera për ndërtimin e pallateve, që një pjesë e banesave të përdoret për...