Aktualitet

Pesë doza kanabisi në “Audin” luksoz, shoqërohet në polici Azem Hajdari dhe dy persona të tjerë

23 Korrik 2021, 18:35 Nga DOSJA
Pesë doza kanabisi në “Audin” luksoz, shoqërohet

ELBASAN– Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.

Mësohet se i riu, 23 vjeç është ndaluar dhe është kontrolluar pasditen e sotme nga blutë e Elbasanit, teksa qarkullonte me një mjet luksoz të tipit “Audi”, ku vetë ishte pasagjer.

Kontrolli ka zbuluar një sasi kanabisi, pesë doza dhe për pasojë Hajdari bashkë me drejtuesin e mjetit dhe një 19-vjeccare tjetër pasagjere, janë shoqëruar në polici. Gjithsesi, sipas njoftimit të policisë, droga ishte në pronësi të drejtuesit të mjetit, personi me inicialet H.Gj.. 

Pasagjerja tjetër është 19 vjeçe, me inicialet S.M..

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari shoqerohet azem hajdari azem hajdari shoqerohet azem hajdari

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 15:52

TIRANË– Një vendim i Këshillit të Ministrave u jep Bashkive mundësinë të shpallë tendera për ndërtimin e pallateve, që një pjesë e banesave të përdoret për...