Bota

Protesta për vrasjen e presidentit haitian, demostruesit ‘përleshen’ me policinë: Duam drejtësi

23 Korrik 2021, 19:25 Nga DOSJA
Protesta për vrasjen e presidentit haitian, demostruesit

HAITI– Dy javë pas vdekjes së presidentit haitian Jovenel Moise, kanë shpërthyer protesta nga mbështetës të tij, të cilët u përleshën me policinë pasi dogjën goma dhe shkaktuan kaos në qytet.

Turma me dhjetra njerëz u bashkuan duke kërkuar drejtësi për vrasjen e presidentit, e cila vazhdon të mbetet mister. Ata shfrynë zemërimin e tyre gjatë protestës pasi shumë pyetje mbeten pa përgjigje për mënyrën se si ai u vra. Në video dëgjohen brohoritjet “Duam drejtësi”.

Moise u vra të mërkurën e 7 korrikut në shtëpinë e tij në Port-au-Prince, në një sulm që ka tronditur një vend tashmë të ‘lodhur’ nga dhuna e shfrenuar dhe paqëndrueshmëria politike. Një grup prej të paktën 28 ​​personash janë të dyshuar për vrasjen, 20 prej të cilëve janë arrestuar, përfshirë dy shtetas amerikanë.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jovenel moise vrasja e jovenel moise jovenel moise vrasja e jovenel moise

Sondazh

Poll