Bota

Gjendet i pajetë një i ri në Prishtinë, policia: Është vdekje e dyshimtë!

23 Korrik 2021, 16:35 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë një i ri në Prishtinë, policia:

PRISHTINË– Një 30-vjeçar është gjendur i pajetë mesditën e sotme në Prishtinë, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende.

Ngjarja ka ndodhur fshatin Rimanishtë të Prishtinës, rreth orës 16:00, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Rimanishtë të komunës së Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 30 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Borovci ka deklaruar se rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

(kle.m./dosja)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni agron borovci. gjendet nje i vdekur ne prishtine agron borovci. gjendet nje i vdekur ne prishtine

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 15:45

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndez...