Bota

Parku i Stonenhege mund të humbasë statusin e trashëgimisë kulturore, OKB: Britania po shkatërron reputacionin global për

23 Korrik 2021, 18:38 Nga DOSJA
Parku i Stonenhege mund të humbasë statusin e trashëgimisë

BRITANI-Organi i trashëgimisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se parku ‘Stonehenge’ i Wiltshire në Britani do të vendoset në listën “me rrezik”, pasi mund të humabsë statusin e ‘Trashëgimisë Kulturore”.

The Guardian raporton se UNESCO do të vendosë në qendër vëmendjes edhe 31 vendet e tjera të listuara si Trashëgimi Botërore në Britaninë e Madhe pasi kanë ngjallur diskutime. Kjo për shkak se Britania po shkatërron reputacionin global për ruajtjen e aseteve të saj historike. Chris Blandford, presidenti i Trashëgimisë Botërore në Mbretërinë e Bashkuar, u ankua se kishte një “ndërgjegjësim të ulët në nivelin qeveritar” për rëndësinë e vendeve të Unesco-s, të cilat renditen së bashku me Taj Mahal dhe piramidat e Gizës.

Ai tha se shumë prej tyre ishin lënë në harresë, duke mos dhënë fonde për mirëmbajtjen e tyre. Parku Stonehenge i Wiltshire mund ti bashkohet Liverpool-it i cili u bë vensi i tretë në 50 vite që u hoq nga statusi i Trashëgimisë Botërore

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota wiltshire wiltshire

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 15:45

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndez...