Bota

“Dita e drogës”/ Ushtria kolumbiane dhe panameze bashkojnë fuqitë, sekuestrohen mbi 5 tonë kokainë

23 Korrik 2021, 18:18 Nga DOSJA
“Dita e drogës”/ Ushtria kolumbiane dhe panameze bashkojnë

KOLUMBI- Mbi një tonë e gjysëm kokainë u kap në një operacion midis ushtrisë kolumbiane dhe panameze të dielën. Mediat e huaja raportojnë se ngarkesa po trasportohej nga Kolumbia në Panama.

Anija me shpejtësi e drejtuar nga pesë shtetas kolumbianë u pikas dhe u ndal 45 milje larg ishullit të San Andrés. Burrat për të shmangur kapjen hodhën disa qese plastike me kokainë në det, por tentativa e tyre dështoi.

Në total u arrestuan 5 persona dhe u sekuestrua dërgesa e kokainës, e cila ishte e ndarë në 62 pako të mbuluara me qese plastike.

Po të dielën e kaluar, Policia e Kosta Rikës sekuestroi 4.3 ton kokainë, e cila u gjet e fshehur brenda kontejnerëve në një anije që ishte nisur nga Kolumbia. Sipas autoriteteve lokale kjo ishte sasia e dytë më e madhe e drogës e sekuestruar në historinë e vendit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sekuestrohen 5 tone kokaine sekuestrohen 5 tone kokaine

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 15:45

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndez...