Bota

UNESCO shpreh ‘keqardhje’ ndaj qëllimit të Turqisë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami

23 Korrik 2021, 16:36 Nga DOSJA
UNESCO shpreh ‘keqardhje’ ndaj qëllimit të Turqisë

SHBA- Komiteti i Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuaraka ka shprehur shqetësimin në lidhje me shndërrimin e Shën Sofisë dhe Manastirit Chore në një xhami. Mediat e huaja raportojnë se UNESCO  i ka bërë thirrje Turqisë të njoftojë qëllimet e saj përpara se të vendosë për një ndryshim tjetër rrënjësor në të dy monumentet.

Vendimi i bën thirrje Turqisë të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një raport të azhurnuar mbi konservimin e dy monumenteve deri në 1 Shkurt 2022, në mënyrë që të diskutohet çështja në takimin e ardhshëm.

Sipas burimeve vendimi shpreh “keqardhjen e tij më të thellë” për mungesën e dialogut dhe informacionit mbi qëllimet e Turqisë për të ndryshuar Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora, pavarësisht thirrjeve të përsëritura Turqisë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota manastiri chore unesco manastiri chore unesco

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 15:45

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndez...