Bota

Brenda tregjeve të tmerrshme në Azi/ Mish lakuriqi, macesh e rosash të deformuara gati për shitje

23 Korrik 2021, 17:26 Nga DOSJA
Brenda tregjeve të tmerrshme në Azi/ Mish lakuriqi, macesh e rosash

AZIA- Organizata e të drejtave të kafshëve PETA ka publikuar pamje të reja nga tregjet e tmerrshme në Azi. Mediat e huaja raportojnë se pavarësisht thirrjeve për t’i ndaluar ato, mishi i kafshëve si lakuriq, mace apo rosa iu shitet njerëzve.

Në fotot nga tregjet e kafshëve të gjalla, ato shihen të mbajtura në kafazë dhe më pas  shiten për t’u therur dhe ngrënë. Në pamjet shokuese shiheshin lakuriqë nate, mace, qen e madje dhe pangolinë që shiteshin në tregjet e “kafshëve ekzotike” në Azi, në vende si Kinë, Indonezi, Vietnam, Tailandë, Filipine, Laos, apo Sri Lanka.

Në Prill, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për ndalimin e tregjeve të kafshëve të gjalla si ato në pamjet më sipër.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të ndalojnë tregtinë e kafshëve të kapua në botën e gjallë, si për ushqim apo dhe për qëllime të tjera, dhe ndalimin e tyre nga tregjet e ushqimit ku shiten kafshët e kultivuara,“- shkruhej në dokumentin e OBSH-së.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh peta obsh peta

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2021, 15:45

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndez...