Bota

23 Korrik 2021, 15:45 Nga DOSJA

TURQI- Fjalimi më i fundit i presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, ku ai duket shumë i lodhur sa nuk mund të mbajë sytë hapur dhe të flasë qartë, ka ndezur shumë reagime në rrjet.

Mediat turke kanë publikuar një pjesë të videos nga një konferencë për shtyp që është bërë virale, duke shkruar se Presidenti paraqitet shumë i dobët nga ana shëndetësore. Të tjera, media e komentojnë gjendjen e Erdogan si të dehur.

Shumë komentues në rrjet shkruajnë se Erdogan mund edhe të japë dorëheqjen, duke kujtuar këtu një deklaratë të vetë Presidentit në vitin 2002, i cili nxiti dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Bulent Ecevit, i cili ishte sëmurë.

“Ai nuk heziton të vrasë shoqërinë dhe kombin tonë për për hir të ambicies së tij personale politike. Ai nuk di si të tërhiqet nga politika”.- tha Erdogan në atë kohë.

Çështja e shëndetit të Erdogan është një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi kishte shkaktuar përsëri zhurmë në vend. Në vitin 2020, rrjeti Monitor Nordic kishte botuar dokumente sekrete në lidhje me shëndetin e burrit të fortë të Turqisë. Sipas tyre, Erdogan ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë për shumë vite, ndërsa gjithashtu vuan nga epilepsia në një shkallë të avancuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota recep tayip erdogan semuret recep tayip erdogan recep tayip erdogan semuret recep tayip erdogan

Sondazh

Poll