Politike

Basha betohet para kishës së Laçit: Balluku, Gjiknuri dhe Rama do përfundojnë në burg, do u marrim çdo qindarkë

30 Maj 2019, 15:43 Nga DOSJA
Basha betohet para kishës së Laçit: Balluku, Gjiknuri dhe Rama

“Nga Kurbini do i vi fundi Edi Ramës”, këto ishin fjalët e Lulzim Bashës nga takimi me qtyetarët e Kurbinit pasditen e sotme. Basha tha se Rama nuk do të shkojë dot në Evropë, pasi sipas tij Kryeminsitri nuk kalon dot Kurbinin dhe jo më të kalojë Berlinin dhe Parisin.

Më tej numri një i PD tha se shefi i qeverisë është fajtori kryesor për bllokimin e negociatave është Edi Rama, pasi sipas tij ai mbron oligarkët dhe bllokon Evropën. Basha ka komentuar dhe kontratën koncensionarë të rrugës Milot-Balldren duke thënë se  është një aferë korruptive. Ai kërcnëoi kopmanisë kontraktuese që të mos fillonte punën, pasi e priste burgu.

Por fjalën burg e përmendi dhe për Ramën, Ballukun dhe Gjiknurin, duke u thënë se do u merret çdo qindarkë që kanë përfituar me korrupsion. Në fund të takimit, ai shpërndau dhe kartat e anëtarësimit për disa dhjetarë të rinj të kërtij qarku, ku ftoi dhe të tjerët të bëhen pjesë e PD.

(A.B; A.M & A.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha në kurbin edi rama lulzim basha milot-balldren pjerin ndreu uanza e re basha në kurbin edi rama lulzim basha milot-balldren pjerin ndreu uanza e re

Sondazh

Poll