Politike

Ministria e Jashtme në duart e kosovarëve, Cakaj emëron këshilltaren e re për integrimin

30 Maj 2019, 15:11 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme në duart e kosovarëve, Cakaj emëron

TIRANËMinistria e Punëve të Jashtme përveç operacionit “fshesa” tek ambasadorët dhe Konsujt e Nderit, duket se e ka vijuar dhe tek stafi i ngushtë i ministrit. Dosja.al mëson se ministri në Deleguar Gent Cakaj, ka ndërruar këshilltaren e tij për integrimin.

Cakaj pranë vetes për ta këshilluar ka marrë një tjetër shqiptare të Kosovës, duke shtuar në këtë mënyrë radhët e kosovarëve në ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Tashmë duket se një nga minsitritë më të rëndësishme për vendin është në duar te kosovarëve, që tregon se shkrirja mes dy shteteve ka filluar të marrë formë.

Bukurije Gjonbalaj, do të jetë këshilltarja për integrimin në MEPJ. Gjonbalaj më hrët ka mbajtur postin e ambasadores së Kosovës në Itali.

Në atë kohë ajo u akuza se qëndroi në detyrën e saj pavarëisht se i kishte mbaruar mandati duke mos pranuar që të linte detyrën. Sipas mediave në Kosovë, ish-ambasadorja Bukurije Gjonbalaj, ndonëse i kishte mbaruar mandati, nuk pranoi të largohej nga Ambasada për t’i liruar vendin pasardhëses. Me marrjen e këtij posti.

Po kush është Bukurije Gjonbalaj?

Bukurije Gjonbalaj ka lindur në afërsi të qytetit të Rozhajë (në Malin e Zi) dhe është rritur në Prizren. Bukurija ka filluar që të punojë për UNMIK-un, në vitin 2000 si një asistente legale. Mediat në kosovë kanë raporutar se ajo është bërë dhe anëtare e Bordit të RTK-së për shkak të lidhjeve të saj diplomatike. Po ashtu ajo në Kosovë njihet dhe për lidhjet e afërta me Hashim Thaçin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bukurije gjonbalaj gent cakaj ministria ne duar te kosovareve bukurije gjonbalaj gent cakaj ministria ne duar te kosovareve

Sondazh

Poll