Aktualitet

Djali i tyre ndërroi jetë në aksident, fajtori u dënua me 5 vite/ Prindërit e të ndjerit në lot para Gjykatës së Fierit

23 Korrik 2021, 09:25 Nga DOSJA
Djali i tyre ndërroi jetë në aksident, fajtori u dënua me 5

TIRANË– Dallëndyshe dhe Vullnet Metaj, prindërit e Qani Metaj, 25-vjeçarit që mbeti i vdekur në një aksident rrugor më 17 shtator të vitit të kaluar, kërkojnë drejtësi për djalin e tyre.

Nëna dhe babai i të ndjerit deklarojnë se edhe pse kanë kaluar disa muaj, ende nuk kanë në dorë ekspertizën mjeko-ligjore që të vërtetojnë shkakun e vdekjes dhe nëse i biri do të shpëtonte nëse do kishte marrë ndihmë nga autori. Prindërit e 25-vjeçarit të ndjerë shtojnë se do kërkojnë drejtësi, madje çështjen do ta dërgojnë në SPAK, ambasadën amerikane e deri në Hagë.

Kanë dhënë përfundimin fajtor në gjendje të rënduar. Kërkojmë vetëm të dimë se nga i erdhi vdekja djalit. Gjyqtarja pranoi gjykimin e shkurtuar. Kaq vlen jeta jonë? Nuk janë marrë asnjë kërkesë e jona dhe e avokatit. Ne do të shkojmë deri te ambasadorja Yuri Kim, do shkojmë deri në Hagë, nuk po kërkoj gjë tjetër vetëm drejtësi.’

 

Klaus Mahmuti, në bazë të vendimit të gjykatës do të vuajë një dënim përfundimtar prej 5 vitesh e 4 muaj në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa është deklaruar fajtor për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e shtetasit Qani Metaj dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

(BalkanWeb)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dallendyshe metaj qani metaj vullnet metaj dallendyshe metaj qani metaj vullnet metaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Korrik 2021, 09:09

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga njësia e lëvizshme e vaksinimit në Ndroq bëri të ditur se kanë dyshime që varianti Delta është du...