Bota

Lukashenko: Europa po krijon tension në rajon dhe mund të na çojë drejt Luftës së Tretë Botërore

23 Korrik 2021, 08:36 Nga DOSJA
Lukashenko: Europa po krijon tension në rajon dhe mund të na

BJELLORUSI– Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi se lufta hibride që Evropa po drejton kundër Minskut, Rusisë dhe Kinës mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

“Evropianët, të cilët po drejtojnë një luftë hibride kundër nesh, Rusisë dhe madje Kinës, jo vetëm që po krijojnë një vatër tensioni të fortë, por gjithashtu po nxisin Luftën e Tretë Botërore”, tha udhëheqësi Bjellorus në një intervistë me Sky News Arabia.

Ai theksoi se nga evropianët ai nënkupton ekskluzivisht “politikanë të çmendur” të disa vendeve evropiane, dhe jo popujve të tyre. Sipas Lukashenkos, arsyeja për një sjellje të tillë të Evropës është se shtetet nuk janë të pavarura në politikën e tyre dhe janë në varësi koloniale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Perëndimore janë marrëdhënie midis metropolit dhe kolonisë,” tha Lukashenko, duke përmendur incidentin e fundit të spiunimit ndaj liderëve evropianë nga 2012 në 2014 nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Gjatë intervistës, Lukashenko tha se Perëndimi në përgjithësi dështoi kur erdhi puna për të kryer “revolucionin me ngjyrë” në Bjellorusi. Në fund, ai tha se Rusia mbetet partneri kryesor i Minskut.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandër lukashenko ndikimi i shba-së aleksandër lukashenko ndikimi i shba-së

Sondazh

Poll