Bota

“Po më kërcënojnë”/ Denoncimi publik s’i “bëri punë”, vritet gazetari në Meksikë (SHIFRAT)

23 Korrik 2021, 06:31 Nga DOSJA
“Po më kërcënojnë”/ Denoncimi publik s’i

MEKSIKË– Një gazetar është vrarë ditën e djeshme në Giumas. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për gazetarin Ricardo Lopez, 47 vjeç, redaktor i faqes së internetit të lajmeve “InfoGuaymas”.

Ishte vetë gazetari, ai që zbuloi një muaj më parë se kishte marrë kërcënime për jetën për shkak të detyrës, duke ngritur dhe një padi tek Prokurori i Përgjithshëm. Por mesa duket as kjo masë nuk e parandaloi vrasjen. 

Ekzekutimi i tij vjen gjashtë javë pasi reporteri Gustavo Sanchez u qëllua për vdekje nga njerëz të armatosur në Oaxaca. Në maj, gazetari Benjamin Morales u vra në të njëjtin vend, duke e kthyer Meksikën, një nga vendet më të rrezikshme në planet për gazetarët.

Më shumë se 100 janë vrarë që nga viti 2000, por më shumë se 90% e krimeve të kryera kalojnë pa u ndëshkuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ricardo lopez vritet ricardo lopez ricardo lopez vritet ricardo lopez

Sondazh

Poll