Bota

I infektuar me Covid, burri në Indonezi maskohet si grua për të hipur në avion, stiuardesa e nxjerr zbuluar 

23 Korrik 2021, 07:34 Nga DOSJA
I infektuar me Covid, burri në Indonezi maskohet si grua për të

INDONEZI- Një burrë nga Indonezia u maskua si gruaja e tij për të fluturuar me avion. BBC shkruan se ai e bëri këtë gjë për shkak se vetë ishte i infektuar me Covid dhe nuk do e lejonin që të hipte në avion.

Ai mori pasaportën e gruas së tij së bashku me rezultatin e saj negativ të Covid. Burri i infektuar me Covid u vesh me niqab (veshjet që veshin gratë dhe mbulojnë të gjithë fytyrën) në mënyrë që të moj kuptohej nga të tjerët.

Ndërkohë që në mes të fluturimit, burri shkoi në tualet dhe ndryshoi rrobat, duke veshur ato të tijat. Kjo gjë u vu re nga një stiuardesë, e cila ngritit alarmin në avion. Pasi avioni u ul, Policia e arrestoi burrn dhe i bënë testin anti-Covid. Pas rezultatit pozitiv, ai u urdhërua të vetë-izolohej. Ndërkohë që sa të mbaroj karantinën, burri do të ndiqet penalisht për veprimin që bëri.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vishet si grua nje burre nje indionezi vishet si grua nje burre nje indionezi

Sondazh

Poll