Bota

Edhe ai në Korydallos! I hapi kokën të dashurës në shkëmbinj, 30-vjeçari sot dërgohet në burg, avokati: Ai duhet shtrua

23 Korrik 2021, 06:46 Nga DOSJA
Edhe ai në Korydallos! I hapi kokën të dashurës në

GREQI– Pas më shumë se 5 orësh në sallën e gjyqit, 30-vjeçari që vrau të dashurën e tij Garyfallia do të dërgohet në burg. Prokurorët e çështjes kërkuan që ndaj tij të vendosej masa e sigurisë “arrest me burg”, ndaj dhe do të dërgohet në burgun e Korydallosit, i njëjti institucion dënimi ku ndodhet edhe Babis Anagnostopoulos, i cili vrau gruan e tij. 

Gjatë faljes së tij, 30-vjeçari përsëriti me detaje ç’ndodhi natën e vrasjes duke ia atribuuar gjithçka problemeve që ka me shëndetin mendor. Avokati i tij, Giannis Vlachos, këmbëngul tek diagnoza e klientit të tij. 

“Ai ka nevojë për shtrim në spital, trajtim dhe monitorim,”-tha ai, duke shtuar se klienti i tij merrte ilaçe për çrregullimin bipolar që prej vitit 2015 dhe se gjithçka ishte e faktuar nga mjekët, para dhe pas ngjarjes. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasja e garyfallias vrasja e garyfallias

Sondazh

Poll