Përmbytjet në Kinë, nëna sakrifikon veten për të shpëtuar vajzën e saj, momenti kur ekipet e kërkim-shpëtimit e nxjerr
23 Korrik 2021, 07:59Nga DOSJA
KINË- Një nënë në Kinë nga përmbytjet sakrifikoi veten për të shpëtuar vajzën e saj të vogël. BBCshkruan se ajo teksa rrëshqitjet e dheut nga përmbytjet në Kinë janë të shumta, ngriti foshnjen e saj në një vend të sigurtë, ndërsa vetë rrëshqiti poshtë, ku dhe humbi jetën. Trupi i saj, u gjet pas disa ditësh nga ekipet e kërkim-shpëtimit, i ngrirë dhe dukej sikur po ngrinte diçka në duar.
Ndërkohë që ditën e mërkurë foshnja 3-4 muajshe u nxorr e gjallë nga rrënojat, ku e kishte lënë nëna e saj. Pamjet e shpëtimit të vajzës në Kinë u bënë virale në rrjetet sociale. Z. Zhao një nga personat që ndihmuan në shpëtimin e kësaj vogëlusheje, tha se ka dëgjuar zërin e fëmijës që qante dhe u bashkua me ekipet e shpëtimit që t’i ndihmonte
“Kam dëgjuar zërin e foshnjës dhe në atë moment shpëtuesit sapo kishin arritur dhe kishin arritur të shpëtonin fëmijën. Ajo ishte dërguar në një vend më të lartë nga nëna e saj. Vetëm në atë moment vendimtar, ajo kishte ngritur lart fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse vajza jetoi,” tha Zhao.
Përmbytjet në Kinë po bëjnë një javë që kanë filluar. Nga përmbytjet masive që kanë ndodhur kanë humbur jetën 33 persona, ndërkohë që më shumë se 200 mijë të tjerë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë do të mbajë sot mbledhjen e radhës.Si rend i ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi për certifikim ...
INDONEZI- Një burrë nga Indonezia u maskua si gruaja e tij për të fluturuar me avion. BBC shkruan se ai e bëri këtë gjë për shkak se vetë ishte i infektuar me C...
Drejtori i CIA-s, William Burns, tha se ka rritur përpjekjet e agjencisë së tij për të përcaktuar shkakun e një gjendjeje misterioze shëndetësore, që prek diplo...
SHBA– Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, tha të martën pasi fluturoi në skaj të hapësirës se ai kishte në plan të jepte 100 mi...
SHBA– Nëntë njerëz janë paditur nga Departamenti i Shtetit në SHBA si agjentë të paligjshëm të Kinës.Sipas mediave vendase, grupi dyshohet se “kreu ...
SHBA– Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington kanë alarmuar personat që ndodheshin pranë. Raportohet se një person ka qëlluar 20 herë dhe dy p...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel i doli mbrojti të enjten një marrëveshjeje së arritur me Uashingtonin për të lejuar përfundimin pa sanksione a...