Bota

Gazetarja gjermane e RTL pushohet nga puna, leu veten me baltë para raportimit dhe tha se ishte bërë pis duke pastruar

23 Korrik 2021, 08:33 Nga DOSJA
Gazetarja gjermane e RTL pushohet nga puna, leu veten me baltë para

GJRMANI- Një gazetare gjermane është pushuar nga puna, pasi mashtroi në TV duke thënë se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të pastruar zonën. Dailymail shkruan se ajo u kap në kamera nga një person që ndodhej në atë zonë, teksa leu fytyrën e saj me batë për të treguar se kishte ndihmuar në pastrimin e vendit.

Pas kësaj videoje të dalë në rrjetet sociale, gazetarja Susanna Ohlen, u pushua nga puna. Videoja e gazetarës e cila lyen veten me baltë u bë virale në internet, ndërkohë  që në sfond të videos, dëgjohen të qeshurat e personit që e filmoi.

Pasi videoja u bë virale, televizioni ku Ohlen punonte RTL.de, e pushoi atë, duke thënë në një deklaratë se ky veperim i gazetarës, është në kundërshtim me standartet e televizionit dhe me parimet gazetareske.

“Qasja e reporterit tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj, ne e pushuam atë të hënën pasi pamë videon”, thuhet në reagimin e medias.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota susanna ohlen susanna ohlen

Sondazh

Poll