Aktualitet

6 orë të humbur në pyllin e Llogarasë! Policia gjen çiftin francez, ishin në gjendje të mirë shëndetësore

22 Korrik 2021, 18:16 Nga DOSJA
6 orë të humbur në pyllin e Llogarasë! Policia gjen

LLOGARA- Gjenden pas 6 orësh kërkime, shëndoshë e mirë çifti francez që kishin humbur rrugën teksa kishin dalë për shëtitje në shtigjet e Llogorasë për në malin e Karaburunit.

Mësohet se të dy janë gjetur pranë gjirit të Gramës pas asnjë problem shëndetësor pavarësisht se kanë ndenjur për disa orë pa ujë dhe pa ushqim. Policia i ka shoqëruar më pas në hotelin ku po qëndronin, ku edhe janë akomoduar të sigurtë.

Për gjetjen e shpëtimin e tyre u nisën dy grupe policësh si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone, ndërsa nuk kanë munguar edhe kontrollet nga ajri me dron.  Nuk është e para herë që të huaj humbin rrugën nëpër shtigjet e Karaburunit duke rrezikuar dhe jetën nga kafshët e egra. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet cifti francez humb ne pyll sinjali sos cifti francez humb ne pyll sinjali sos

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 20:03

ITALI– Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 19:31

TIRANË– Një lajm lidhur me këngëtaren shqiptare, Eli Fara, i publikuar nga “Pamfleti” ka nxitur reagime të forta në rrjet. Sipas faqeve që e kanë postuar e...