Aktualitet

E gjithë shtëpia ‘sterrë’ nga tymi e flaka! Digjet banesa e 36-vjeçares në Durrës

22 Korrik 2021, 20:52 Nga DOSJA
E gjithë shtëpia ‘sterrë’ nga tymi e flaka! Digjet

DURRËS– Banesa e një 36-vjeçareje, që jetonte me qira u përfshi nga flakët sot, rreth orës 18:20, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 17 të qytetit bregdetar, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin, por shtëpia e 36-vjeçares është shkrumbuar e gjitha. Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor po punon për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet digjet banesa ne durres durres digjet banesa ne durres durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Korrik 2021, 20:03

ITALI– Arjan Drekaj, një 42-vjeçar shqiptar, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkatdhetarit të tij Besnik Metaj, ka vendosur që të kërkojë...

Aktualitet 22 Korrik 2021, 19:31

TIRANË– Një lajm lidhur me këngëtaren shqiptare, Eli Fara, i publikuar nga “Pamfleti” ka nxitur reagime të forta në rrjet. Sipas faqeve që e kanë postuar e...