Politike

Kush janë “mafiozët” që kanë marrë tendera në Fier/ SPAK nis verifikimet pas deklaratave të Petro Koçi

22 Korrik 2021, 14:00 Nga DOSJA
Kush janë “mafiozët” që kanë marrë tendera

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet pas deklaratave të zv-ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi. Lajmi është konfirmuar kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili ka bërë me dije se pas indicieve të dhënë nga deputeti i zgjedhur në qarkun e Fierit, hetuesit kanë filluar nga puna. Mesa duket se hapi i parë i SPAK ka qenë biseda konkrete me akuzuesin, socialistin Petro Koçi.

Por çfarë tha Petro Koçi që ka vënë në lëvizje strukturën hetuese? Disa ditë më parë deputeti i PS në Fier, akuzoi institucionet e qarkut si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi.

DEKLARATA E PLOTË

Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe të korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit. Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar. 

Deri më tani nga ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa i vetmi zyrtar i Partisë Socialiste që ka komentuar deklaratat është sekretari, Arben Pëllumbi, i cili tha se socialistët duhet të heqin dorë nga gjykimi popullor. Sinjali nga PS duket se bëri Petron të reflektojë, pasi dje me anë të një postimi në Facebook bëri hapa pas, duke ia atribuar fitorën e zgjedhjeve kryeministrit Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike mafia ne fier petro koçi spak ne fier mafia ne fier petro koçi spak ne fier

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 19:38

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në një nga më të besuarit qytetarëve për të bërë denoncime nga më të ndryshme. Së fundmi, një qytetar ng...