Sport

Vaksinimi i futbollistëve dhe stafit, kusht për sezonin e ri të Premier League

23 Korrik 2021, 05:41 Nga DOSJA
Vaksinimi i futbollistëve dhe stafit, kusht për sezonin e ri të

ANGLI – Vendimi i Federatës Angleze së Futbollit, mbi situatën pandemike që po prek Anglinë, veçanërisht me variantin Delta, ka ardhur. Siç raportohet nga gazeta angleze “Daily Mail”, në funksion të sezonit të ardhshëm të Premier League, duke filluar nga fundjava e 14-15 gushtit, FA ka vendosur si kusht detyrimin për t’u vaksinuar të gjithë lojtarët dhe stafin e klubeve angleze.

Deri më 1 tetor u është dhënë kohë klubeve dhe futbollistëve që duhet të kenë përfunduar procesin, duke marrë edhe dozën e dytë të vaksinës. Premier League mbështet vendimin e Federatës Angleze të Futbollit, pasi ata e konsiderojnë të domosdoshme këtë veprim, në mënyrë që të rikthejnë publikun në stadiume dhe, rrjedhimisht, për të menaxhuar në mënyrë më efektive “kthimin në normalitet”.

Aktualisht, megjithatë, vetëm 2 nga 20 klube të Premier League kanë arritur të përfundojnë vaksinimin. Sa për tifozët që duan të jenë të pranishëm në stadiume, ata duhet të jenë të pajisur me një ‘pasaportë Covid’ për të ndjekur ndeshjet drejtëpërdrejtë, me qëllim që të kthehen në mjediset sportive për të zënë 100% të kapacitetit të objekteve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘pasaportë covid’ detyrimin për t’u vaksinuar të gjithë lojtarët dhe stafin e klubeve angleze. federatës angleze së futbollit premier league ‘pasaportë covid’ detyrimin për t’u vaksinuar të gjithë lojtarët dhe stafin e klubeve angleze. federatës angleze së futbollit premier league

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2021, 21:20

ELBASAN-Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Un...