Sport

“E përmbysim 100% në Loro Boriçi”, Brdaric “injoron” forcën e Ael Limassol dhe nuk ka dyshime për kualifiki

22 Korrik 2021, 21:04 Nga DOSJA
“E përmbysim 100% në Loro Boriçi”, Brdaric

QIPRO-Vllaznia humbi ndaj Ael Limassol në takimin e parë të Conference League. Takimi zhvilluar në Qipro përfundoi me shifrat 1-0, duke e lënë kualifikimin të hapur në Shkodër. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Scepovic në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë,Thomas Brdaric Gjermani ka patur rezerva në lidhje me performancën e skuadrës së tij në Qipro, por pikërisht detajet e korigjueshme e bëjnë teknikun të shpresojë shumë në ndeshjen e kthimit.

“Jam besimplotë për ndeshjen e dytë se sot skuadra tregoi një paraqitje të mirë. Edhe kur nuk kishim topin, në minutat e fundit të pjesës së parë ne bëmë presing, nuk i lejuam të bënin lojë. Ata kanë lojtarë të mirë me cilësi individuale dhe ata shënuan një gol në shtesë, por mund ta pranojmë një gjë të tillë.A besoni në përmbysje në “Loro Boriçi”? 100%”, ishte përgjigja e Brdaric.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ael limassol brdaric vllaznia ael limassol brdaric vllaznia

Sondazh

Poll