Sport

“Tokyo 2020”: Kishte bërë shaka me Holokaustin, shkarkohet drejtori

23 Korrik 2021, 04:26 Nga DOSJA

JAPONI – Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar të enjten drejtorin artistik të ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998.

Presidenti i Komitetit, Seiko Hashimoto, ka bërë të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

“Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike”,- tha zoti Hashimoto. – Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit”.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, është planifikuar të premten, por në të nuk do të ketë spektatorë, si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me Covid-19. Megjithatë, pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport drejtori kentaro kobayashi drejtorin artistik të ceremonisë së hapjes komiteti organizator i lojërave olimpike të tokios presidenti i komitetit seiko hashimoto drejtori kentaro kobayashi drejtorin artistik të ceremonisë së hapjes komiteti organizator i lojërave olimpike të tokios presidenti i komitetit seiko hashimoto

Sondazh

Poll

Sport 22 Korrik 2021, 21:20

ELBASAN-Pavarësisht kundërshtarit që kishte përballë, Laçi bind sërish në Europë, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj rumunëve të Un...