Bota

NSO në bisedime për të blerë Kompaninë teknologjike Fifth Dimension e drejtuar nga ish-ushtaraku izraelit  

22 Korrik 2021, 21:04 Nga DOSJA
NSO në bisedime për të blerë Kompaninë teknologjike

IZRAEL- NSO, një kompani kontroverse izraelite spyware është në bisedime për të blerë Fifth Dimension (Dimensioni i Pestë), një kopmani që ka krijuar teknologji për kryerjen e hetimeve policore, shkruan gazeta ekonomike “The Marker”.

Fifth Dimension drejtohet nga ish-shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerali Benny Gantz. Sipas TheMarker, NSO po studion një blerje të mundshme për të ndihmuar në përmirësimin e reputacionit të saj duke u lidhur me disa nga figurat më të njohura të sigurisë të Izraelit.

NSO  është një nga kompanitë më të mëdha të sigurisë kibernetike të Izraelit, me një staf prej 600 vetash dhe është futur në polemika pas akuzave se teknologjia e saj Pegasus thuhet se është përdorur nga disa qeveri për të spiunuar kundërshtarët dhe gazetarët.

Organizata kanadeze për të drejtat e njeriut Citizens Lab ka thënë se NSO ka shitur platformën e saj në 45 vende, duke përfshirë Arabinë Saudite. Fifth Dimension u krijua katër vjet më parë.

Javën e kaluar, ish-punonjësi i zbulimit të SHBA-së , Edward Snowden tha se teknologjia e NSO-së ishte përdorur për të ndihmuar në ndjekjen e gazetarit disident të Arabisë Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

NSO iu përgjigj akuzave të tilla duke thënë: Në përdorim normal, NSO ndihmon në shpëtimin e mijëra njerëzve nga duart e terroristëve, kriminelëve , abuzuesve të fëmijëve dhe pedofilëve.

Pegasus bën të mundur përgjimin e shumë individëve, duke përfshirë edhe marrjen e kontrollit të telefonave celularë. Aftësitë e tij përfshijnë mbledhjen e informacionit në lidhje me vendndodhjen e një telefoni, përgjimin në të, regjistrimin e bisedave që ndodhin afër një telefoni dhe fotografimin e atyre që ndodhen në afërsi të telefonit.

MARRË NGA: HAARETZ

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benny gantz edward snowden nso pegasus benny gantz edward snowden nso pegasus

Sondazh

Poll