Bota

Hera e dytë brenda muajt! “Bien” disa website në botë, mes tyre Plasystation dhe British Airways

22 Korrik 2021, 20:42 Nga DOSJA
Hera e dytë brenda muajt! “Bien” disa website në

SHBA- Disa website botërore u ka rënë sinjali pasditen e sotme. BBC shkruan se të gjithë qytetarët që kërkonin të hynin në disa faqe private por edhe shtetërore nuk mundeshin dhe në ekranin e telefonit të tyre dilte shkrimi: Kërkesa juaj nuk mund të përfundohet.

Disa nga faqet që u prekën janë Airbnb, UPS, bankën HSBC, British Airways si dhe rrjeti PlayStation, i përdorur për lojëra në internet. Platforma e monitorimit të ndërprerjeve në internet DownDetector kishte raportuar mijëra probleme nga përdoruesit e saj nëpër dhjetëra platforma.

Faqet që ranë ishin me përdorues nga e gjithë bota, ndërkohë që pas një kohe të shkurtër ato filluan të punonin sërish në Evropë dhe SHBA, ndërsa në vendet aziatike vazhduan të kenë probleme për disa minuta të tjera. Kjo është hera e dytë brenda këtij muaj që disa nga faqet botërore nuk punonin.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bien faqet e internetit british airways playstation ups bien faqet e internetit british airways playstation ups

Sondazh

Poll