Politike

THUMBI/ Zv.ministrja e Arsimit lëshon ‘helmin’ për Rovena Vodën: Larg qoftë s’ju duhen arkat me peshk…

22 Korrik 2021, 10:58 Nga DOSJA
THUMBI/ Zv.ministrja e Arsimit lëshon ‘helmin’ për Rovena

TIRANË- Bora Muzhaqi, zv.ministre e Arsimit nuk e la pa thumbuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila është në “arrest shtëpie”, pasi akuzohet se mori 2 mijë euro ryshfet për të punësuar avokaten Florida Beu në ministri. Në një konferencë nga Kryeministria ku foli për procesin “Gati për Shqipërinë”, dhe u pyet se a ka gjasa që burokracitë të shkatërrojnë procesin, Muzhaqi tha se nuk iu duhen as miq, as kushërinj e “larg qoftë ndonjë arkë me peshk”.


Pyetje: A është marrë parasysh të ketë një plan që këta të rinj nuk do bien sërish në grackën e burokracive që janë konstatuar herë pas here?

Bora Muzhaqi: Ky ka qenë një format aplikimi ku ndryshe nga herët e tjera nuk hyjnë në lojë as partia, as kushërinjtë as miqtë, as shokët madje as largqoftë arkat e peshkut. Ne jemi mbledhur aty bashkë e jemi përpjekur shumë fort ti dëgjojmë këta të rinj, të kuptojmë nga vijnë ata e nëse më duhet të të ktheja përgjigje është shumë e thjeshtë. Do të të jepja raste konkrte e specifike të personave që tashë janë bërë pjesë e jona.

Unë mbaj mend një rast të një vajze nga Norvegjia që ishte me specializim në ortoptisti, një nga nëntë seksionet e pjesës së shëndetësisë dhe ajo ishte në Norvegji, tani që flasim është kthyer në Shqiëri e po bën aplikimet e procedurat për t’u bërë pjesë e QSUT. Dy raste pilotësh me eksperiencë në Gjermani e Itali që do bëhen pilotët e parë të Air Albania me nacionalitet shqiptar.

Por pse u arrestua Rovena Voda? Ish-zv.ministrja Rovena Voda u arrestua pasi SPAK zbuloi në përgjime se ajo kishte marrë një shumë të mirash materiale në vlerën e 2 mijë eurove për të punësuar në ministrinë e Brendshme, avokaten nga Durrësi, Florida Beu. Në përgjimet e SPAK, zbulohej se Florida Beu në bisedat me të ëmën dhe avokaten Majlinda Hasani, flisnin për paratë, telefonin dhe arkën me peshk që kishte marrë Voda. Organi i akuzës pretendon se zyrtarja mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë. SPAK ka pretenduar në GJKKO se ka pamje filmike për akuzën e ngritur.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bora muzhaqi gati per shqiperine rovena voda bora muzhaqi gati per shqiperine rovena voda

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2021, 19:38

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në një nga më të besuarit qytetarëve për të bërë denoncime nga më të ndryshme. Së fundmi, një qytetar ng...