Bota

Kina refuzon planin e OBSH-së për një hetim të dytë të Covid në Wuhan: S’mund ta pranojmë këtë, kjo i ‘vë

22 Korrik 2021, 15:35 Nga DOSJA
Kina refuzon planin e OBSH-së për një hetim të dytë

KINË- Kina ka hedhur poshtë propozimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të hetuar origjinën e Covid-19 në një fazë të dytë. The Wall Street Journal shkruan se kreu i OBSH-së,  Tedros Adhanom Ghebreyesus paraqiti një plan javën e kaluar për studime të mëtejshme të Covid në Kinë, studime të cilët do të përfshijnë kontrolle të laboratorve dhe tregjeve në Wuhan.  

Ndërkohë që zv/ministri i Shëndetësisë në Kinë, Zeng Yixin tha se kjo gjë është e papranueshme. Ai shtoi se ky propozim nga OBSH-ja i ‘vë shkelmin’ shkencës dhe nuk respekton njerëzit me mendje normale.

“Ne nuk mund ta pranojmë këtë lloj plani për gjurmimin e origjinës“, tha Yixin.

Refuzimi i Kinës për propozimin e OBSH-së paraqet një pengesë të madhe për të zbuluar origjinën e Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Wuhan-it, deri tani Covid ka shkaktuar më shumë se 4 milion vdekje në të gjithë botën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh origjina e covid tedros adhanom ghebreyesus zeng yixin obsh origjina e covid tedros adhanom ghebreyesus zeng yixin

Sondazh

Poll