Bota

Kandidon përballë Emanuel Macron/ Valerie Pecresse synon presidencën e radhës në Francë: Unë dua ta vendos vendin në rre

22 Korrik 2021, 14:45 Nga DOSJA
Kandidon përballë Emanuel Macron/ Valerie Pecresse synon

FRANCË- Valerie Pecresse do të kandidojë përballë Emanuel Macron për presidencën e ardhshme franceze. Në një intervistë për mediat e huaja, ajo shprehet se do i japë fund kolapsit në vend dhe synon një fillim të ri për Francën.

“Unë jam një kandidate për Presidencën e Republikës, për të rivendosur krenarinë franceze. Nuk i duroj dot njerëzit të flasin në vend që të veprojnë. Ne duhet të shkëputemi nga dhjetë vjet zgjedhje të këqija, gjysmë masash dhe në fund të fundit kolapsi i vendit tonë. Unë dua të bëj më shumë. Unë dua ta vendos vendin në rregull. Në vitin 2022, Franca duhet të bëjë një fillim të ri,”-tha ajo.

Vetëm një ditë më parë Valerie Pecresse zyrtarizoi kandidaturën e saj presidenciale. Presidentja e Këshillit rajonal të ‘Ile de France’ do t’i shtohet partisë së djathtë ku Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Xavier Bertrand janë pjesë e saj.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emanuel macron valérie pécresse emanuel macron valérie pécresse

Sondazh

Poll