Vrau emigrantin maroken me plumb në zemër, politikani italian lihet në arrest shtëpie: E bëri për vetëmbrojtje
22 Korrik 2021, 14:30Nga DOSJA
ITALI-Hetimet e vrasjes së marokenit 39-vjeçar ditën e djeshme, kanë nxjerrë përfundim se ishte për motive vetëmbrojtjeje dhe autori i vrasjes, politikani Massimo Adriatici është lënë në arrest shtëpie.
Mediat italianeraportojnë se janë parë kamerat e disa bizneseve në afërsi të ngjarjes dhe është vënë re se emigranti i afrohet politikanit dhe pas një diskutimi të shkurtër e godet atë me grusht. Pas goditjes shihet që politikani bie në tokë dhe sapo ngrihet merr armën dhe e qëllon atë.
Prokurori i Pavia, i cili heton vrasjen, ka kërkuar konfirmimin e arrestit shtëpiak për komisionerin. Pas këtij vendimi kanë ardhur shumë reagime, kryesisht nga emigrantët marokenë të cilët janë të shumtë në Itali, si dhe familja e cila ka kërkuar drejtësi. Diskutime dhe debate ka patur edhe për armëmbajtjen e politikanit, e cila ishte me leje por kjo gjë nuk do të thotë që arma mund të përdoret në çdo rast.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pranë një lokali ku politkani Massimo Adriatici ndodhej. Emigranti maroken Youns El Boussettaoui në gjendje të dehur e ka goditur politikanin i cili më pas e ka qëlluar me armë.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI– Rastet e reja me Covid-19 po rriten në mënyrë shumë të shpejtë në Gjermani dhe kancelarja Angela Merkel i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve p...
GREQI– Psikologia Eleni Milonopoulou ka ndarë detaje të tjera lidhur me seancat që zhvillonte me të ndjerën Caroline Crouch, e cila u vra në maj nga bashkëshort...
KOSOVË– Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19.Fatmirësisht nuk ka humbje jete...
NORVEGJI-Norvegjia përkujton dotën e sotme viktimat e sulmeve terroriste në Oslo dhe në ishullin Utoya, 10 vite më parë nga ekstremisti i djathtë Anders Behring...
BRITANI– Në Britani edhe pse një pjesë e madhe e popullsisë janë vaksinuar plotësisht ose kanë marrë të paktën një dozë sërish ekziston frika e një mbyllj...
GREQI– Ka dalë raporti mjeko-ligjor mbi vrasjen e 26-vjeçares Garyfallia nga i dashuri i saj në Greqi.Sipas raportit të publikuar nga Protothema, trupi i...
ITALI– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në ishullin e Caprit në Itali ku fatmirësisht dei më tani është raportuar një person i vdekur dhe katër në gjend...
FRANCË– Qindra qytetarë kanë protestuar në Paris ditën e djeshme kundër futjes së përdorimit të kartës shëndetësore dhe kundër vaksinimeve të detyrueshme p...