Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi i dosjes ‘184’, data e radhës caktohet në shtator

22 Korrik 2021, 12:16 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi i dosjes ‘184’, data e radhës

DIBËR– Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes 184 për shitjblerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda, duke e shtyrë për në datën 8 Shtator. Këta kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria ka dhënë pretencën me nga 2.5 vite burg.

Të dy të akuzuarit u paraqitën në gjykatë rreth orës 13 e 30 minuta ditën e sotme, por munguan avokatët e tyre. Seanca e radhës ndaj tyre të mbahet me datën 8 Shtator.

Të pandehurit dhe akuzat që rëndojnë mbi ta:

Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, akuzuar për shpërdorim detyre.

Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve.

Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin akuzuar për “shpërdorim detyre”

Hasan Hoti Njësia administrative Lure akuzuar për kanosje të zgjedhësve.

Një nga dëshmitarët e thirrur në seancë ka deklaruar për mediat se seanca gjyqësore për këtë dosje do të shtyhet, në mënyrë që të mbyllet fare. Seanca e parë gjyqësore për dosjen 184 u shty pasi në sallë nuk ishin të pranishëm të gjitha palët e kërkuara nga trupi gjykues.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 hasan hoti nuri meda robert aga dosja 184 hasan hoti nuri meda robert aga

Sondazh

Poll