U dha alarmi SOS/ Skafi me 6 persona rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun, ndërhyn roja bregdetare, i sj
22 Korrik 2021, 11:59Nga DOSJA
KARABURUN– Një skaf me 6 persona në bord rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Ka qenë përplasja me shkëmbinjtë ajo që rrezikoi mbytjen e skafit.
Fatmirësisht, pas alarmit SOS, Roja bregdetare ndërhyri duke i shpëtuar. Pas ndërhyrjes së tyre, të gjashtë personat që ishin në bord, u sollën në Triport. Në video është filmuar momenti kur bëhet shpëtimi i tyre dhe kthimi në triport.
Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia Kufitare u vjen në ndihmë 8 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në det, me një mjet lundrues Turistët kishin dalë për lundrim në Karaburun me një mjet tip skaf, por skafi ka pësuar defekt në motor, duke rrezikuar jetën e tyre.Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Triport, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det, në vendin e quajtur “Shpella e Haxhi Aliut”, Karaburun, kanë gjetur mjetin lundrues tip skaf, së bashku me 7 turistët dhe kapitenin, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.Personat janë transportuar në “Shën Jan”, Karaburun dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë mjeti i tyre lundrues është transportuar nga Policia në Triport.Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË-Pushuesit në plazhin e Zvërnecit nuk u larguan nga bregdeti dhe pse pranë tyre dikush qëlloi tre herë me armë. Për ‘Faxweb’ ata janë shprehur se nuk ...
SHKODËR– Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren nga Shkodra Die...
TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët rezultatet e fundit që kanë dalë pas studimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi. Mjeku...
GJIROKASTËR– UNESCO kërkoi që punimet në lidhje me ndërtimin e Bypass-it të Gjirokastrës të ndalojnë, pasi po rrezikohen vlerët e përbashkëta të zonës. Mir...
VLORË–Arsyeja se përse nisi konflikti mes 42-vjeçarit në plazhin e Zvërnecit dhe familjes pushuese është bërë e ditur. Mësohet se Lucio Rroko, ka nx...
TIRANË–Automjeti që dyshohet se është blerë nga trafikantë e drogës, në pronësi të Maksim Sotës është sekuestruar nga SPAK. Ky vendim nuk është pritur mirë...
DURRËS– Situata e mbetjeve urbane në zonën bregdetare të Golemit që frekuentohet masivisht në këtë sezon nga turistë vendas e të huaj mbetet ende kri...
VLORË– Pamjet më poshtë janë nga vendi i ngjarjes ku krisi arma në plazhin e Zvërnecit. Ishte Lucio Rroko, 42-vjeçari që qëlloi tre herë në ajër në ...