Bota

HISTORIKE/ Për herë të parë Meka po ruhet nga ushtare femra

22 Korrik 2021, 11:14 Nga DOSJA
HISTORIKE/ Për herë të parë Meka po ruhet nga ushtare femra

MEKË– Xhamia e Shenjtë e Mekës, për herë të parë ka pjesë të sigurisë së saj ushtare femra, të cilat monitorojnë pelegrinët në vendet e lindjes së Islamit, Mekën dhe Medinën.

Ushtarja më e re është Mona, e cila vendosi ti bashkohej grupit ushtarak të grave në Arabinë Saudite dhe ishte frymëzuar nga karriera e të atit të saj të ndjerë. E veshur me një uniformë ushtarake, me një xhaketë të gjatë, pantallona të lirshme dhe një beretë të zezë mbi një shami që i mbulon flokët, Mona kryen shërbimet në vendin e shenjtë të Mekës.

“Unë jam duke ndjekur hapat e babait tim të ndjerë për të përfunduar udhëtimin e tij, duke qëndruar këtu në xhaminë e Madhe në Mekë, vendi më i shenjtë. Për t’i shërbyer adhuruesve është një detyrë shumë fisnike dhe e nderuar,” tha Mona.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mekë ushatre femra ne meke mekë ushatre femra ne meke

Sondazh

Poll