Bota

Publikohet studimi i ri/ Astra Zeneca dhe Pfizer janë efektive kundër variantit Delta

22 Korrik 2021, 09:25 Nga DOSJA
Publikohet studimi i ri/ Astra Zeneca dhe Pfizer janë efektive kundër

SHBA-Një studim i ri ka nxjerrë ka nxjerrë në pah se vaksinat Pfizer dhe Astra Zeneca janë të vlefshme edhe jundër variantit të transmetueshëm Delta.

Aljazeera raporton se studimi konfirmon gjetjet kryesore të dhëna nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) në maj rreth efikasitetit të vaksinave kundër COVID-19 të bëra nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca bazuar në të dhënat e fundit.

Ditën e djeshme dolen rezultatet e studimit, i cili zbuloi se Pfizer ishte 88 për qind efektiv në parandalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti Delta me të dyja dozat, krahasuar me 93.7 për qind kundrejt variantit Alpha, gjerësisht e njëjtë me atë të raportuar më parë.

Ndërsa dy doza të vaksinës AstraZeneca ishin 67 për qind efektive kundër variantit Delta, nga 60 për qind e raportuar fillimisht, dhe 74.5 për qind e efektshme kundër variantit Alpha, krahasuar me një vlerësim origjinal të efektivitetit prej 66 për qind.

“Vetëm ndryshimet modeste në efektivitetin e vaksinës u vunë re me variantin Delta krahasuar me variantin Alpha pas marrjes së dy dozave të vaksinës”, shkruajnë studiuesit e Shëndetit Publik në Angli.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota astra zeneca pfizer astra zeneca pfizer

Sondazh

Poll